I infektuari me COVID-19 nga Obiliqi, punonte në një klinikë private në Prishtinë

HomeAktualitet

I infektuari me COVID-19 nga Obiliqi, punonte në një klinikë private në Prishtinë

Nga tetë rastet e konfirmuara sonte me COVID-19, një ishte nga Obiliqi.

Kryetare i kësaj komune, Xhafer Gashi ka bërë të ditur se rasti në fjalë është rast kontakti dhe sipas informatave është punonjës shëndetësore në një klinikë private në Prishtinë, transmeton Gazeta Lajmi.

Gashi tha se ekipet e QKMF-së janë duke qëndruar në kontakt me IKSHPK-në dhe me familjarët e të infektuarit.
Të nderuar qytetarë,

Sipas informatave të marrura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësise Publike, në Obiliq kemi një rast pozitiv me Covid-19, rasti në fjalë është rast kontakti dhe sipas informatave është punonjës shëndetësor në një klinikë private në Prishtinë.

Ekipet e QKMF-së, po qëndrojnë në kontakt me IKSHPK-në dhe me familjarët e të infektuarit.

Nuk ka nevojë për panikë, ju bëjë thirrje shumë të sinqertë që të respektoni me përpikmëri të gjitha rregullat e institucioneve shëndetësore, të vazhdoni të qëndroni në shtëpi edhe përkunder motit të mirë , evitoni daljet e shpeshta në menyrë që të tejkalojmë këtë sfidë!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0