Hyseni i PSD-së: VV ndryshoi qëndrimet për Specialen pasi e pa që populli është kundër saj

HomeAktualitet

Hyseni i PSD-së: VV ndryshoi qëndrimet për Specialen pasi e pa që populli është kundër saj

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni në një emision televiziv ka thënë se VV i ka ndryshuar qëndrimet rreth Gjykatës Speciale meqenëse e ka parë që opinioni është kundër saj.

‘VV ka protestu kundër Gjykatës Speciale edhe do të thotë po ndrron qëndrimi tashmë shumë shpesh. Dje zotëri Kurti foli pas dy javësh që publikimit të aktakuzës, nuk e di nëse janë bërë një vit prej statusit të famshëm ‘Hashim shko në Hagë’’.

Ai nuk po shkon për qeverisjen e tij të pasluftës, as Thaci as asnjë prej ish ushtarëve të UÇK-së por për periudhën e të bëmave gjatë luftës. Ndërkohë tash, po thuhet që UÇK duhet me mbrojt shteti përfshirë edhe anëtarët që janë arrest tash. Këtu ka dallim në pozicione. Dhe duhet të pyesim cili është Albini, dmth ky që ka akuzu UÇK-në dhe ka kërku që për hir të interesave të tij personale me vazhdu Gjykata Speciale apo ky i ditës së djeshme që tha s’po akuzohen individë por UÇK dhe UÇK është e popullit dhe duhet me mbrojt Qeveria. Mirëpo Albini i vërtetë nuk është asnjëri prej tyre. Ai është instrumentalizues, ai e ndryshon qëndrimin varësisht prej interesave poliitke të momentit. Ne gjatë gjithë kohës kemi me mbet tu shiku se çka po ndodh. Nuk mundesh me kuptu as VV e as liderin esaj pa e kuptu ideologjinë e tyre.

Kjo ideologji lidhet shumë me instrumentalizimin. Se dikush që ndrron kështu e as nuk kuqet, pa pikë marre në sy, dmth dikush që e bën një gjë të tillë, sikur VV është se e vërteta për ta nuk është çështje e diskutimit, e vërteta për ta nuk lidhet as me faktet as me diskutimet. E vërteta për ta është çështje e një domosdoshmërie historike ku kusht i saj është vet subjekti, dmth ne”, përfundon Hyseni.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0