Hyseni: Grenellin më ka kërkuar falje që nuk ka mundur të takohet

HomePolitike

Hyseni: Grenellin më ka kërkuar falje që nuk ka mundur të takohet

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka sqaruar bisedën e tij telefonike të shumë përfolur me ambasadorin Richard Grenell, të ngarkuarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se takimi me të, deri sa Hyseni ishte në SHBA nuk ishte planifikuar.

“Unë në Washington nuk kam shkuar për ta takuar ambasadorin Grenell. Ai ka qenë i njoftuar që unë jam në Washington ato ditë dhe më ka kërkuar falje që nuk jam në Washington DC. Ai më ka thënë që ta telefoj në momentin që jam i lirë dhe këtë e kam bërë”, tha Hyseni në emisionin Rubikon.

Ai ka thënë se e tëra që ka ndodhur më pas nëpër medie ishte një maskarad dhe se lajmi për refuzim nga ana e sekretarit amerikan Mike Pompeo, për një takim me të ishte e tmerrshme, meqë nuk kishte pasur një kërkesë të tillë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0