Hykmete Bajrami përplaset me Albin Kurtin në mbledhjen e Qeverisë

HomePolitike

Hykmete Bajrami përplaset me Albin Kurtin në mbledhjen e Qeverisë

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka hedhur kritika për gjuhën e përdorur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ku të gjithë ata që kanë qenë në qeveritë e kaluara i quajti njerëz të korruptuar dhe që nuk kanë punuar në të mirën e shtetit.

Kësaj deklarata të Kurtit, i është përgjigjur Hykmete Bajrami nga LDK, e cila ka thënë se deklarimet e kryeministrit në detyrë, janë të papranueshme.Ajo e bëri me dije që të gjithë ministrat e LDK-së, kanë dashur të largohen nga pozitat brenda qeverisë, por që kjo nuk ka ndodhur për shkak që kryetari i partisë, Isa Mustafa, ka kërkuar nga ta që të qëndrojnë në ato pozicione.

“Për ne si ministra të LDK’së kjo periudhë sidomos pas mocionit ka qenë jashtëzakonisht e vështirë para së gjithash ju e dini që të gjithë se ne të gjithë si ministra kemi kërkuar nga partia që të lirojmë pozitat mirëpo na u është kërkuar nga kryetari i partisë që në kohë të pandemisë të vazhdojmë punën dhe të mos bëjmë politikë”, ka thënë ajo.

Bajrami ka shtuar se nuk mund të konsiderohen të suksesshëm dhe në të njëjtën kohë anëtarë të partisë së regjimit të vjetër.“Andaj i nderuar kryeministër kërkoj mirëkuptimin tuaj sepse gjatë kësaj kohe jemi munduar që të japim maksimumin, Nuk mendoj se mund të konsiderohemi të suksesshëm nëse sipas jush i takojmë regjimit e një partie politike që qenka në mbrojte e së keqes e korrupsionit, na lejoni që të vazhdojmë punën siç e kemi bërë dhe të punojmë sipas ligjit, ashtu si kemi bërë nga dita e parë”, ka deklaruar ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0