Hoxhaj: Me Avdullah Hotin nuk debatoj, PDK është në garë me Vetëvendosjen

HomeAktualitet

Hoxhaj: Me Avdullah Hotin nuk debatoj, PDK është në garë me Vetëvendosjen

Enver Hoxhaj i PDK’së në Pressing ka treguar se pse nuk pranon një debat me Avdullah Hotin, kandidat i LDK’së për kryeministër.
Kandidati i PDK’së për të parin e ekzekutivit nuk sheh rivalitet me LDK’në.
“Arsyeja pse nuk e kam ftuar Hotin është se PDK’ja ka rival të zgjedhjeve vetëm Vetëvendosjen, jemi në garë me VV’në”, tha Hoxhaj në Pressing.
“Unë mendoj që do të jemi fitues të këtyre zgjedhjeve, do të jem kthesë në këto zgjedhje’, theksoi ai.

“E tejkalon pritjen e juaj sepse po i shosh sondazhet se si bëhen. Janë të porositura. Jam qe 18 vjet në politikë, e di si bëhen. Sondazhet unë i bëj vetë në takimet me qytetarë”, tha Hoxhaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0