Hoxhaj: Albin Kurtin ta shti në xhep për këto tema

HomePolitike

Hoxhaj: Albin Kurtin ta shti në xhep për këto tema

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në Malishëve, ku ka takuar qindra të rinj të cilët iu kanë bashkangjitur Partisë Demokratike të Kosovës.

Nga Malisheva, Hoxhaj ka folur për planin që partia që ai e udhëheqë e ka për qeverisjen e ardhshme, planin e rimëkëmbjes së shtetit. Duke shpalosur programin veç e veç për secilin problem që Kosova e ka, përfshirë ekonominë, shëndetësinë, arsimin, politikën e jashtme e të brendshme, Hoxhaj sërish ka përmendur refuzimin që lideri I VV-së Albin Kurti ia ka bërë për debate.

Hoxhaj, ka thënë se duke e pasur parasyshë Albin Kurti se cfarë programi ka PDK-ja, ai po fshihet dhe po i ikën debatit.

“PDK, duke e pasur një program të qartë për rimëkëmbjen e shtetit, përfshirë shëndetësinë, sundimin e ligjit, ekonominë, arsimin e politikën e jashtme, e kam ftuar Albin Kurtin që të dalë në përballje me mua në debat, sepse ne jemi vend demokratik, kështu funksionon demokracia. Por, Albini po fshihet, Albini po i ikë debatit sepse ai e di që për politikë të jashtme, për politikë të brendshme, për arsim e për ekonomi, edhe me më zgju në ora 2 të natës, ashtu me pizhama, Albin Kurtin e shti në xhep për këto tema”ka thënë Hoxhaj.

Ai gjithashtu, përmes një statusi në Facebook, ka treguar për aderimin e qindra të rinjve nga Malisheva në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Malisheva me PDK-në. Qindra të rinjë nga ky qytet iu bashkuan sonte projektit të rimëkëmbjes. Faleminderit!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë edhe disa fotografi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0