Hoxhaj: Albin Kurti ka frikë prej pushtetit

HomeAktualitet

Hoxhaj: Albin Kurti ka frikë prej pushtetit

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se qeverinë Kurti nuk e rrëzoi askush por se vetë ai u dorëzua, “dezertoi”.

Kurti ka frikë prej pushtetit, thotë Hoxhaj, ndërsa shton se po përpiqet ta përdorë pandeminë për vota.
“Qeveria Kurti është vetëdorëzuar sepse Kurti nuk e do pushtetin, ka frikë prej pushtetit, e do politikën si aktivitet i caktuar politik por kur je në qeveri të merresh me qeveri dhe kur je në koalicion në demokraci që është Kosova sigurisht që qeverisë dhe partia e parë, e dytë, e tretë, ku duhet të ndahet pushteti me të tjerët. Tash po bën përpjekje për ta përdorë pandeminë për vota populiste, por qytetarët të dielën do ta dënojnë me votë. Ajo që më fascionon tek VV-ja është se nuk kanë program”, ka thënë ai në KTV.

Hoxhaj shton tutje se Vetëvendosje nuk është kredibile për ta akuzuar dikë lidhur me sundimin e ligjit, për shkak të keqqeverisjes së kësaj partie, thotë ai.
“VV-ja është një parti që më nuk është kredibile t’i thotë dikujt diçka për sundim të ligjit kur e kanë pa keqqeverisjen e tyre në pushtet qendror dhe në Prizren, Mitrovicë, Dardanë dhe çdo komunë ku ka keqqeverisë VV-ja”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj nuk pranon se në vitet kur partia e tij qeveriste të ketë pasur influencë politike mnë sistemin gjyqësor. Influencë kudo mund të ketë thotë ai, por jo në kuptimin e kapjes së shtetit, siç pretendonte VV-ja.

“Nuk e përjashtoj ,mundësinë që mund të ketë influencë politike kudo, por jo në kuptimin e kapjes së shtetit. Sloganet e tilla të kapjes së shtetit kanë qenë si kanë ardhë në pushtet shumë parti populiste me tendenca autokratike. Kjo vlen edhe për VV-në dhe Kurti”, përfundoi Hoxhaj.

Ai ka thënë se sjelljet e Kurtit në këto zgjedhje janë shenja të një sistemi totalitar.

“Kurti duke i ikur debatit po preferon monologun që nuk është virtyt i demokracisë por është dialogu virtyt. Kurti po bënë marshe nëpër qytetet dhe nuk di ndonjë parti politikë në 30 vitet e fundit që përmes marsheve ka ardhur në pushtet. Po vendos shami të kuqe nëpër qytete dhe këto janë shenja të një sistemi totalitar. Ka përpjekje për rivendosje të një autokracie. Këto zgjedhje janë historike edhe për arsye se çfarë karakteri të shtetit do të kemi pas këtyre zgjedhjeve, a do të jetë demokratik, a do ta ruajmë ekonominë e tregut”, ka thënë Hoxhaj.

Ai e ka ftuar sërish Kurtin në debat për të folur siç ka thënë për çështjet e brendshme dhe të jashtme të Kosovës.

“Nuk mund të merr votë dikush si kandidat për kryeministër i cili ekziston vetëm në billbord. Në vendet demokratike nuk do të kishte fushatë politike prej një partie që e di se kënd ka kandidat për kryeministër.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0