I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në “facebook”, ka shkruar se veprimet e fundit të qeverisë Kurti, nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë, shkruan GazetaLajmi.
Sipas Hotit, Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog.Shkrimi i plotë:
Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore.Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë.
Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke.
Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti…
Posted by Avdullah Hoti on Sunday, May 31, 2020
COMMENTS