Hoti: Ujmani është i Kosovës

HomeAktualitet

Hoti: Ujmani është i Kosovës

Avdullah Hoti: Ujmani është i Kosovës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se Liqeni i Ujmanit është i Kosovës.

Në emisionin Oxygen, ai ka theksuar se në Uashington janë dakorduar vetëm që të bëhet një studim i fizibilitetit se si të përdoret uji për furnizim dhe energji elektrike.

“Kemi nisur disa procese të mira, së pari me dialogun në Bruksel, sado që ka kritika ne sot jemi kthyer në tavolinën e dialogut”.

“Tema e parë për të cilën bisedoj janë të pagjeturit. Jemi dakorduar në parim për ofrim të plotë të informacionit”.

“U pat bërë edhe demarkacioni me Malin e Zi një farë kauze e panevojshme dhe si rezultat edhe sot e asaj dite jemi pa liberalizim vizash. Kam frikë që po ndërtohen disa kauza të paqena politike”.

“Për Ujmanin jemi dakorudar që të bëhet një studim fizibiliteti nga departamenti i SHBA-ve për energji se si të përdoret ky ujë për furnizim dhe energji elektrike”.

“Gjithkush e di se ujërat që kalojnë në territorin e dy vendeve – në këtë rast ky liqe akumulues që për nga sipërfaqja është 80-82 për qind në Kosovë – pjesa tjetra është në Serbi. Por për nga vëllimi i ujit, 95 për qind është në Kosovë”.

“Ka konventa ndërkombëtare si menaxhohen ujërat që kalojnë në territorin e dy vendeve. Kushdo që e thotë ndryshe ose nuk e di ose e thotë me tendencë”.

“Janë konventat që në këtë rast e detyrojnë Serbinë që të kujdesët për cilësinë e ujit që vjen në liqe”.

“Ujmani është i Kosovës. Uji vjen në këtë drejtim- natyrshëm është liqe për nevoja të Kosovës”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0