Avdullah Hoti u intervistua nga Task-Forca si dëshmitar në lidhje me hetimin kundër zyrtarit të LDK-së

HomePolitike

Avdullah Hoti u intervistua nga Task-Forca si dëshmitar në lidhje me hetimin kundër zyrtarit të LDK-së

Kryeministri Avdullah Hoti e ministrja e Financave, Hykmete Bajrami janë intervistuar vitin e kaluar nga Task Forca Kundër Korrupsion, departament që me vendim të qeverisë që udhëhiqet nga Hoti, është shuar dje.

Siç ka mësuar KOHA, të dy ishin intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve për aferën e njohur të 53 milionëshit, me konserciumin Bechtel-Enka. Nga të dhënat që ka siguruar KOHA, kryeministri Hoti është intervistuar nga kjo njësi më 14 mars 2019 e ministrja Hykmete Bajrami më 4 mars të po të njëjtit vit.

Pas intervistimeve të kryera, kjo Task-Forcë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër tre personave, përfshirë një ish-ministri të LDK-së.

Bajrami ka konfirmuar që ka dhënë deklaratë në këtë institucion.

“Unë para një viti kam qenë e intervistuar njëherë në cilësinë e dëshmitares të departamentit të krimeve ekonomike për faktin që gjatë viteve 2014-2017, kur unë isha në krye të MTI-së, MTI ka qenë pjesë e komitetit ndërministror për rrugën ‘Arben Xhaferi’, përgjegjësi të cilën unë e pata kaluar në atë kohë, te ish zv.ministri Avni Kastrati. Pyetjet kanë qenë rreth atij 50 milionëshit që i janë paguar Bechtel Enkas nga MI, konkretisht ministri Pal Lekaj, por edhe rreth punës në Komitet Ndërministror”, ka thënë Bajrami

Ajo ka thënë se me këtë çështje, nuk ka të bëjë vendimi i Qeverisë për shfuqizimin e kësaj Task-Force.

“Sa i përket shfuqizimit të Task-Forcës Antikorrupsion, nuk ka asgjë të bëjë me këtë intervistim timin. Nuk e di kush tjetër ka qenë i ftuar në intervista. Potencoj: Një herë jam intervistuar në cilësinë e dëshmitares”, ka thënë ajo.

Gazeta ka provuar ta kontaktojë edhe Hotin, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0