Hoti thotë se VV’ja po i ndan votat e fëmijëve nga prindërit dhe gjyshërit e tyre

HomePolitike

Hoti thotë se VV’ja po i ndan votat e fëmijëve nga prindërit dhe gjyshërit e tyre

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së thotë se sot 20-vjeçarët kanë shka ktuar te lashe edhe brenda familjeve, për shkak që VV’ja në vitin 2008-2009 kanë hyrë nëpër shkolla e ju kanë mbajtur ligjërata fëmijëve.

Hoti gjatë një tubimi tha se duhej t’iu ndalohej hyrja nëpër shkolla dhe mbajtja e ligjëratave.

Sipas tij, për shkak të këtyre ligjëratave, sot 20-vjeçarët votojnë ndryshe nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, shkruan Gazeta Express.

“Ne si LDK nuk i kemi dalë të keqes përballë me kohë. Unë e di që është dashtë me i ndalë në vitin 2008 dhe 2009 kur hynin në shkolla të mesme dhe iu mbanin ligjërata fëmijëve. Sot, 20 vjeçarët, djem e vajza, studentë apo të diplomuar, kanë shk aktuar te lashe edhe brenda familjeve. Djali dhe vajza 20 vjeç me e n da votën prej nënës, babës, gjyshes e gjyshit”, tha Hoti.

Hoti thotë se VV’ja janë komunistë, pasi sipas tij, ata tani e kanë treguar qartë orientimin e tyre komunistë me shamitë e kuqe të lidhura nëpër drunjtë.

“Në lëkurën time jam përb allë me këta njerëz që 15 vjet. Që nga viti 2006 kur kam filluar të punoj me institucionet e Kosovës. Por, s’kanë qenë të shpërfaqur. Kanë krijuar kauza të rr ejshme. E kanë përdorur kauzën e planit të Ahtisaarit duke i nxjerrë njerëzit në rrugë. Dy qytetarë janë të vr arë për një kauzë të rr ejshme. Ai plan ka sjellë pavarësinë e Kosovës”.

“Kanë vazhduar mandej me kauzën e demarkacionit. G az dhe dh unë në Kuvend edhe jashtë tij. Polici e përgja kur, e thy er ndërtesa e Qeverisë e gjithçka tjetër. Së fundi e kanë nxjerrë kokën komplet duke e treguar orientimin e tyre të qartë komunist me këto shamitë e kuqe të lidhura në Prishtinë dhe qytete të tjera”, thotë Hoti.

Kandidati për kryeministër i LDK’së me bindje tha se e diela do ta nxjerrë LDK-në fituese, ndërsa Vetëvendosjen do ta çojë në opozitë.

“Ne do të fitojmë sepse populli e ka braktisur ideologjinë e majtë dhe të kuqe para 30 vjetëve. LDK i ka prirë popullit prej momenteve më të vështira që i ka pasë. Këta na kanë penguar gjatë gjithë kohës, por gjithmonë këta janë pakicë. Dhe ju garantoj se edhe të dielën kanë më mbetur pakicë. Do t’i trajtojmë me respekt në opozitë”. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0