Qeveria është duke planifikuar pagesat për Pakon Emergjente.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri, Avdullah Hoti ku tha se po planifikojnë që ta mbyllin cështjen e pagesave me masat emergjente dhe të kalojnë tek pjesa e rimëkëmbjes ekonomike që mund të duket pak ambicioze, por që është e realizueshme.
Hoti thotë që nëse nuk thellohet pandemia, presin që vitin ta përmbyllin me 2.5 ose 3 % rënie ekonomike.
“Efekti nuk është një me një për aq sa ka rënë ekonomia. Nëse nuk thellohet pandemia, ne presim që mund ta përmbyllim vitin me 2.5 ose 3 % rënie ekonomike”.
Kryeministri këto gjëra i bëri të ditur në një debat që po zhvillohet për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, në një institucion të arsimit të lartë privat.
COMMENTS