Hoti thotë se kanë 64 vota, Qeveri me 16 ministri me nga dy e tre zëvendësministra

HomePolitike

Hoti thotë se kanë 64 vota, Qeveri me 16 ministri me nga dy e tre zëvendësministra

I mandatuari për Kryeministër, por i pezulluar deri më 29 Maj nga Gjykata Kushtetuese, Avdullah Hoti ka thënë se koalicioni i tyre me AAK-ne, Nismën, minoritetet dhe AKR-në do të kenë të sigurta 64 vota.

Hoti në emisionin Click në RTV21 ka thënë se do të përpiqen të japin një qeverisjes normale dhe ta largojnë qeverisjen me gjuhë konfrontime. Duke aluduar në Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti ka thënë se do të largohet logjika e ‘shpikjes së armiqve’, shkruan FrekuencA.

Ish Zëvendëskryeministri ka thënë se plani i tanishëm i tyre parasheh 16 ministri dhe për secilën prej tyre nga dy zëvendësministra dhe në ndonjë ministri edhe më shumë se dy, kjo për shkak se, sipas tij, në disa ministri kërkohet edhe përbërja e zyrtarëve politik nga partitë minoritare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0