Hoti të dielën mbledh Këshillin e Sigurisë, diskutohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

HomeAktualitet

Hoti të dielën mbledh Këshillin e Sigurisë, diskutohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si shkak i pandemisë COVID-19.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se është i gatshëm të shkojë në hapa ekstrem në mënyrë që të ruhen jetët e qytetarëve, transmeton Gazeta Lajmi.

Hoti ka njoftuar se të dielën do të takohet me Këshillin e Sigurisë Kombëtare me të cilët do të diskutojnë dhe do të vlerësojnë se a është e nevojshme që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.

“Unë sonte kam pasur takim me komitetin për menaxhimin e COVID-19 dhe kemi diskutuar shumë hapur, mund të jetë vendim shumë jopopullor por unë jam i gatshëm që të shkoj në ekstrem. Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të Komitetit për ta parë vlerësimin e situatës shtesë dhe pas asaj e kam ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të ruajtur jetën e qytetarëve”, tha ai.

“Kuvendi e merr vendimin përfundimtar. Ne do të vlerësojmë nëse duhet të shkojmë drejt shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme për të ruajtur jetën e qytetarëve, sepse besoj që ajo është mbi të gjitha:” shtoi tutje Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0