Hoti: Qeveria është e gatshme të ndihmojë të gjitha bizneset me qëllim që të tejkalohet situata e krijuar

HomePolitike

Hoti: Qeveria është e gatshme të ndihmojë të gjitha bizneset me qëllim që të tejkalohet situata e krijuar

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve.

Në këtë takim është biseduar për gjendjen e këtij sektori të biznesit dhe vështirësitë me të cilat po përballet në situatën aktuale të pandemisë #COVID19.

Hoti tha se qeveria është e gatshme që t’i mbështesë të gjitha veprimtaritë ekonomike dhe bizneset në Kosovë, me qëllim që të tejkalohet situata e krijuar.

“Masat e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, si pjesë e programit qeverisës, do ta lehtësojnë përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia, ndërsa nga gastronomia kërkohet që t’i respektojnë me përpikëri masat e parapara ndaj COVID – 19, në mënyrë që mos rrezikohet shëndeti i klientëve”.

Gjatë ditës kjo shoqatë ka protestuar para objektit të qeverisë duke kërkuzr zgjatjen e orarit të punës.

Protestuesit në shenjë pakënaqësie me masat e ndërmarra nga ana e ekzekutivit, i kanë dorëzuar çelësat tek institucionet shtetërore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0