Hoti pas votimit të marrëveshjeve: Pres që në ditët në vijim të votohet edhe rishikimi i buxhetit

HomePolitike

Hoti pas votimit të marrëveshjeve: Pres që në ditët në vijim të votohet edhe rishikimi i buxhetit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka falenderuar deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, shkruan GazetaLajmi.
Ai tha se këto marrëveshje ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.

Ndërsa, siç duket sot nuk do të hyj në rend dite rishikimi i buxhetit pasi që Hoti tha se “që në ditët në vijim të miratohen edhe rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike”.

“Falënderoj të gjithë deputetët, të koalicionit qeverisës dhe të opozitës, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto marrëveshje ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.

Pres që në ditët në vijim të miratohen edhe rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike, duke e kompletuar kështu të gjithë bazën ligjore për rimëkëmbjen ekonomike, që është shumë e nevojshme për qytetarë dhe biznese.

Qeveria do të bëjë maksimumin që sa më parë të nis zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, me transparencë të plotë dhe në koordinimin me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj”, tha ai

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0