Hoti: Me këtë ritëm të infektimeve, do të detyrohemi t’i rikthejmë masat izoluese

HomeAktualitet

Hoti: Me këtë ritëm të infektimeve, do të detyrohemi t’i rikthejmë masat izoluese

Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti, paralajmëron se më këtë ritem të shpejtë mund të bllokohet Klinika Infektive dhe atëherë mjekët tanë do të përballen me vendime të vështira morale se kënd duhet ndihmuar më parë.

Hoti thotë se nëse vazhdohet kështu, shumë shpejt mund të kthehet masat e izolimit

“Ato skena i kemi parë në vendet që e përjetuan shumë rëndë këtë pandemi. Nuk mund të lejojmë të na krijohen situata të tilla. Nëse vazhdon ky ritëm, do të detyrohemi t’i kthejmë masat e izolimit total, të cilat do të kenë pasoja të rënda për ekonominë dhe familjet tona”, shkruan ai, transmeton Zëri.

Tutje kryeministri bënë thirjje të zbatohet dhe respektohet manualin për masat për mbrojtje nga COVID-19, prërgatitur nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP.

Hoti deklaron se nuk do të ketë tolerancë për askë që nuk respekton këto rregulla.

“Mos përmbushja e këtyre masave rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe, rrjedhimisht, është e dënueshme. Nuk do të ketë tolerancë për askënd që shkel këto rregulla. Nuk mund të pësojmë si shoqëri për shkak të papërgjegjësisë së bartësve të institucioneve apo bizneseve që nuk i ndërmarrin masat mbrojtëse adekuate”, shkruan ai përcjell GazetaLajmi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0