Hoti ia kthen në të njëjtën mënyrë Vjosa Osmanit, thotë se as ajo s’di të udhëheqë me Kuvendin

HomePolitike

Hoti ia kthen në të njëjtën mënyrë Vjosa Osmanit, thotë se as ajo s’di të udhëheqë me Kuvendin

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka përvojë të mjaftueshme që të udhëheqë dialogun me Serbinë duke thënë se kjo mungesë paraqet një hendikep për vendin në raport me Serbinë.

Kryeministri Hoti, gjatë ditës së sotme ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se as Vjosa Osmani nuk ka përvojë në udhëheqjen e Kuvendit.

“Unë kam informu kabinetin qeveritar për këtë proces dhe të premten do ta informoj edhe Kuvendin dhe Kryesinë. Ne kemi hyrë në dialog për marrëveshje që përfshinë njohjen reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Përgjigja ime është kryetarja e Kuvendit nuk ka përvojë me udhëheqjen e Kuvendit. Është mandati im i parë në krye të Qeverisë. Të angazhohemi të gjithë në kryerjen e detyrave tona”, u shpreh kryeministri Hoti në një konferencë për media.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0