Hoti i qartë: Unë e udhëheq dialogun në Washington

HomeAktualitet

Hoti i qartë: Unë e udhëheq dialogun në Washington

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me liderët e partive, përjashto këtu të Vetëvendosjes dhe PDK-së që nuk morën pjesë ka thënë prerazi se ai do të jetë udhëheqës i bisedimeve.

“Në emër të Republikës së Kosovës për proceset e dialogut flasë unë sepse kompetencat kushtetuese janë të qarta”, ka thënë Hoti kur është pyetur nga gazetarët se kush do ta udhëheq delegacionin e Kosovës në Washington, shkruan Gazetalajmi.

“Në procesin e dialogut ta kemi të qartë të gjithë Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit edhe nga pjesa e delegacionit që unë e vlerësoj të rëndësishme dhe të nevojshme për të çuar përpara këtë proces”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se Kosova është gati për dialog.

“Ne jemi gati që të ulemi në tavolinë të dialogut për një qëllim të vetëm, për marrëveshje përfundimtare që nënkupton njohjen reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona”, tha ai.

Hoti tha se agjenda e Washingtonit do të bëhet e qartë para se të nisen në SHBA.

“Agjenda e Washingtonit besoj se do të bëhet e qartë para se të shkojmë atje, pritjet janë shumë pozitive, shkojmë për të fillu procesin e dialogut që çon në njohje reciproke, kjo do të jetë e rëndësishme”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0