Hoti: Do të angazhojë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës!

HomeAktualitet

Hoti: Do të angazhojë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës!

Kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me miratimin e vendimit për “Tejkalim të rregullave fiskale” nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria sot kemi marrë dritën jeshile për implementimin e “Programit për rimëkëmbje ekonomike”, shkruan Gazetalajmi.

Ai tutje ka thënë se gjatë 2 viteve së bashku me ministrat e tij, do t’i angazhojnë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës.Shkrimi i plotë:

Me miratimin e vendimit për “Tejkalim të rregullave fiskale” nga Kuvendi i Kosovës, ne si Qeveri sot kemi marrë dritën jeshile për implementimin e “Programit për rimëkëmbje ekonomike”.
Gjatë viteve 2020 – ’21, me ministrat e kabinetit tim, do t’i angazhojmë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës. Ashtu sikur shumica e vendeve të BE-së të prekura nga #COVID19, edhe ne e kemi ndjekur rregullin e rritjes së deficitit buxhetor, në mënyrë që të garantojmë qëndrueshmëri financiare.
Bashkë me kabinetin do të sigurohemi që ky program ekonomik e social të jetë gjithëpërfshirës, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0