Hoti deklarohet për takimin që e paralajmëroi Grenell në Twitter

HomePolitike

Hoti deklarohet për takimin që e paralajmëroi Grenell në Twitter

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se më 2 shtator do të takohen në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0