Hiqej si bamirëse dhe mashtronte emigrantët për ti sjellë në Angli, arrestohet 47-vjeçarja

HomeAktualitet

Hiqej si bamirëse dhe mashtronte emigrantët për ti sjellë në Angli, arrestohet 47-vjeçarja

Kryetarja e një organizate bamirësie është arrestuar pasi u kap duke u marrë me kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Një 47-vjeçare, Pranvera Smith, filloi një aktivitet bamirës gjoja për të ndihmuar njerëzit e rrezikuar nga vendi i saj në Shqipëri që të fitojnë azil.

Në vend të kësaj, partneri i saj 44-vjeçari Flamur Daka, përdori bamirësinë e financuar nga Big Lottery si “mburojë” për të ndihmuar kontrabanduesit e njerëzve.

Emigrantëve u kërkohej deri në 10.000 dollarë për t’u sjellë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Ata bindeshin që t’i paguanin Smith 1 mijë deri në 4 mijë dollarë për përfitime dhe këshilla për imigracionin, një shërbim që në fakt ofrohet falas.

Smith e ka quajtur veten “La Nonna” dhe formoi grupin kriminal “Gjyshja”, për të trembur burrat dhe gratë që të paguajnë.Ata frikësoheshin dhe detyroheshin që të punonin në fermat me drogë për të siguruar paratë.
Ndaj Pranvera Smith u dha dënimi me pesë vjet e katër muaj burg në Birmingham Crown Court pasi ajo pranoi akuzën për shkeljen e ligjit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa Flamur Daka u dënua me katër vjet për të njëjtën vepër.

Gjithashtu çiftit iu gjetën edhe disa kilogramë drogë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë. Hetimi nisi pas një operacioni trafikimi të disa personave nga Smith në Belgjikë.

Detektivët zbuluan se në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, organizata e bamirësisë “Liria për të Qëndruar”, kishte kaluar rreth 130 emigrantë të paligjshëm, duke pëtfituar një shumë prej 130 mijë dollarësh.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0