Hetimet për vjedhjen e mbi milionë eurove në Thesar – Ganimete Musliu akuzon rëndë Hykmete Bajramin

HomeAktualitet

Hetimet për vjedhjen e mbi milionë eurove në Thesar – Ganimete Musliu akuzon rëndë Hykmete Bajramin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka vazhduar edhe sot akuzat ndaj Ministres së Financave, Hykmete Bajrami.

Musliu në Facebook ka thënë se nuk është vetëm vjedhja e dy milionëve hera e parë kur ka dështuar Bajrami.

Ajo thotë se ministrja Bajrami ka dështuar edhe gjatë kohës sa ishte në krye të MTI-së e MASHT-it.

Madje, deputetja e PDK-së, e ka quajtur edhe të paaftë ministren e LDK-së. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

NUK BEFASOHEM PËR ARSYTIMIN E MINISTRES BAJRAMI PËR ANGAZHIMIN E “GUARDIA DI FINANZA”

Nuk eshte deshtimi i pare i minsitres Hykmete Bajrami, ajo deshtoi edhe ne MTI, e po ashtu deshtoi edhe ne MASHT.
E tash veq po vazhdon deshtimin dhe keqmenaxhimin ne thesarin e shtetit!
Ne kohe pandemie e ku ekonomia ka marr tatpjetën, kjo nuk po arrinë te realizojë asnjë pako per ti ndihmuar qytetaret e bizneset qe janë ne gjendjen me te keqe pas vitit 1999. Ministrja Bajrami nuk po arrinë as ti ruaj e as ti menagjon si duhet paranë publike dhe ato pak taksa te mbledhura ne këtë krizë ekonomike, duke i humbur mbi 2 milon euro. Ne vend qe paret e shteteve mike te orjentohen ne perkrahje te bizneseve qe më së shumti kanë nevojë, por jo, kjo Ministre ato para i shfrytëzon për të mbuluar dështimet e veta. Paaftësia e saj po vazhdon të tolerohet edhe ne kohen kur vendi gjendet para nje kolapsi ekonomik!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0