Heldt thotë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë nuk ishte për “shtet-dhuratë”

HomeAktualitet

Heldt thotë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë nuk ishte për “shtet-dhuratë”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka kujtuar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, 21 vjet më parë. Ai ka thënë se përkrahja e shtetit gjerman për Kosovën ka qenë për një shtet ku sundon ligji e për një shtet demokratik dhe jo si “dhuratë për disa”.

Heldt në një postim në Twitter ka thënë se kjo ditë duhet të shërbejë si kujtim për viktimat, por edhe për obligimet që ka shteti për të ardhmen.

“Në këtë ditë, 21 vjet më parë, NATO i dha fund një konflikti të tmerrshëm. Falënderues për më shumë se 50 mijë ushtarë të Gjermanisë që kanë shërbyer deri tash këtu. Përkulem para të gjitha viktimave. Ata na kujtojnë atë që është arritur nga ajo kohë, por edhe obligimet që duhet përmbushur. Kemi qëndruar dhe jemi për një shtet demokratik, multi-etnik, sundim të pavarur të ligjit, shërbime publike të pakorruptuara për të gjithë qytetarët, ekonomi të lirë, politika që i shërbejnë shtetit dhe njerëzve, media të pavarura kritike, liritë elementare dhe jo një shtet si dhuratë për disa”, ka shkruar Heldti në postimin e tij në Twitter.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0