Haxhiu: U nevojit një muaj për të krijuar kaos dhe për të thënë se po shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

HomeAktualitet

Haxhiu: U nevojit një muaj për të krijuar kaos dhe për të thënë se po shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeverisë Hoti iu nevojit një muaj për të krijuar kaos dhe për të thënë se po shpallim gjendjen e jashtëzakonshme.

Haxhiu ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme do të mund të vinte, në ndonjë rrethanë, vetëm si mosmjaftueshmëri e masave, por jo zëvendësim i vonë i mungesës së masave, shkruan Gazeta Lajmi.

Sipas saj kjo i bie që Qeveria Hoti po tregon se nuk dinë të menaxhojnë, të analizojnë, të shkojnë me masa graduale dhe tash janë të detyruar që me masa ekstreme të sjellin rend.

Ky është postimi i saj i plotë:

Kjo është mënyra e atyre që operojnë me ekstreme dhe pa asnjë plan. Prej hapjes totale në gjendje të jashtëzakonshme. Kjo më së miri shpreh se këta nuk kanë fare lidhje me menaxhim. Gjendja e jashtëzakonshme do të mund të vinte, në ndonjë rrethanë, vetëm si mosmjaftueshmëri e masave, por jo zëvendësim i vonë i mungesës së masave.

E gjithë sjellja e këtyre ditëve e këtyre personave të qeverisë Koti ka qenë demobilizuese, çorganizuese dhe asapak që nxit kujdes tek vet qytetarët. Ju nevojit një muaj për të krijuar kaos dhe për të thënë se po shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. Përkthyer më thjeshtë kjo i bije që: ne nuk dijmë të menaxhojmë, të analizojmë, të shkojmë në masa graduale dhe tash jemi të detyruar me masën ekstreme të sjellim rend. Më shumë si mjet i domosdoshëm këta duket se e kanë dashur gjendjen e jashtëzakonshme si fazë të domosdoshme.

Pa plan mjetet bëhen qëllim në vetvete, nëse tashmë ky nuk ka qenë plan në vete.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0