Haxhiu shkarkon drejtorin e Agjencisë që sekuestronte e konfiskonte pasurinë e paligjshme

HomePolitike

Haxhiu shkarkon drejtorin e Agjencisë që sekuestronte e konfiskonte pasurinë e paligjshme

Ministria e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, sapo ka njoftuar që tashmë një “Komision Disiplinor” i themeluar nga Qeveria në detyrë ka “ndërprerë marrëdhënien e punës” me drejtorin e Agjencisë së Pasurisë së Sekuestruar, Rrahim Ramën.

Haxhiu përmes statusit në Facebook ka njoftuar tre hapat në lidhje me këtë lëvizje, e cila nis prej 7 prillit kur u iniciua “procedura disiplinore” ndaj personit në fjalë – megjithëse nuk tregohet për arsyet e një veprimi të tillë.

Ajo njoftoi po ashtu se “Komisioni Disiplinor” i themeluar nga Qeveria ka bërë gjetjet e caktuara – për të cilat nuk njoftohet opinioni – dhe se mbi bazën e tyre është shqiptuar masa disiplinore “Ndërprerje e marrëdhënie e punës” për shkak të “keqmenaxhimit, joprofesionalizmit, mungesës së transparencës, si dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore”, shkruan Haxhiu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0