Haxhiu: Refuzimi i LDK-së për t’u takuar me PDK-në, po u jep mundësi partive tjera ta rrisin pazarin

HomeAktualitet

Haxhiu: Refuzimi i LDK-së për t’u takuar me PDK-në, po u jep mundësi partive tjera ta rrisin pazarin

Analisti Baton Haxhiu thotë se qeveria e re do të bëhet brenda kësaj jave për shumë arsye.

Haxhiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se mos formimi i qeverisë së re do t’i shkonte në favor Vetëvendosje.

“Në këtë rast i vetmi fitues do të ishte Vetëvendosje. Do të ishte dënim për të gjitha partitë politike tjera mos formimi i qeverisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se LDK duke refuzuar takimet me Kadri Veselin u kanë dhënë mundësive subjekteve tjera ta rrisin pazarin për koalicion.

“Refuzimi për t’u takuar [me PDK-në] ia ka vështirësuar jetën LDK-së dhe i ka dhënë shans partive tjera për ta ngritur pazarin”.

Haxhiu ka thënë se megjithatë se fakti që asnjë subjekt tjetër nuk është i gatshëm të shkojë në zgjedhje tregon se këtë javë do të ketë qeveri të re.

Analisti thotë se duke parë emrat që janë përfolur, qeveria do të përbëhet nga teknokratët ndërsa me dialogun do të merren krerët e partive./Telegrafi/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0