Haxhiu: Deklarimet e Thaçit, presion i drejtpërdrejt mbi Kushtetuesen

HomePolitike

Haxhiu: Deklarimet e Thaçit, presion i drejtpërdrejt mbi Kushtetuesen

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, në Interkativ të KTV-së ka thënë se deklarimet e presidentit Hashim Thaçi janë presion i drejtpërdrejt mbi Gjykatën Kushtetuese.“Prej momentit kur kemi dërguar dekretin jokushtetues të presidentit në Gjykatën Kushtetuese edhe këto debatet lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të shprehura edhe në opinionin publik dhe në këtë drejtim nuk kanë munguar as akuzat e qëllimta të presidentit Thaçi ndaj kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes, madje edhe sot ku prapavije e kishte nga Oda Ekonomike presidenti zgjedhe pikërisht Vetëvendosjen dhe Kurtin për ta quajtur grup kriminal. Duket që i njëjti është në panik, ka humbur toruan dhe është interesante është e qartë se ka njëfarë frustrimi, shqetësimi që nuk e di se për çfarë arsye i vjen. Është shqetësuese sepse është president i vendit”, ka thënë ajo.Për të janë shqetësuese këto deklarata pasi vijnë nga presidenti, që do të duhej të kishte qëndrime neutrale.

“Do të ishte normale sikur të ishte lider i një partie, megjithatë. Por, të vijë nga një president që duhet të përfaqësojë unitetin e popullit natyrisht bëhet shqetësuese. Por, për Vetëvendosjen nuk është befasuese. Me orkestrimet e tij për ta shpallur organizatë terroriste. Qeveria është ndërruar por shteti vazhdon të jetë i kapur, sepse po të kishte Prokuror përnjëmend menjëherë pas asaj deklarate do ta merrte në pyetje, sepse po e cilëson grup kriminal. Këto nuk janë të pranueshme por kur vijnë nga një president bëhen problematike”, ka thënë Haxhiu.saj Thaçi është i vetëdijshëm për rënien e popullaritetit, derisa ka theksuar se deklarimet e presidentit janë presion i drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese.“Thaçi ka një shqetësim të tillë dhe duket se është i vetëdijshëm për humbjen e mbështetjes së qytetarëve të Kosovës. Pakrahasimisht ai ka mbështetje të ulët dhe në anën tjetër i njëjti ka pasur përpjekje të shumta, së pari për ta shpallur atë gjendjen e jashtëzakonshme ku dështoi, tendencë për të bërë puq, nxitja e tensioneve në veri, thirrja për rezistencë. Dhe me orkestrimin e tij për ta rrëzuar Qeverinë. Deklaratat e tilla janë të papranueshme dhe konsideroj se janë presion i drejtpërdrejt mbi Gjykatën Kushtetuese dhe padyshim që flasin shumë deklaratat e tij se çfarë përfaqëson ai”, ka thënë Haxhiu. “Në momentin kur ne kemi kontestuar dekretin jokushtetues të Thaçit ne kemi vendosur argumente tuaja. E kemi argumentuar se është e tillë. E kemi bazuar në dy precedantët e kaluar të vitit 2014 dhe 2017. Këtë nuk e konsideroj presion, por ne vetëm po e argumentojmë kërkesën tonë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1