Haxhiu: Abelard Tahiri është shpifës, këto veprime i kemi ndërmarrë për rastin e Astrit Deharit

HomeAktualitet

Haxhiu: Abelard Tahiri është shpifës, këto veprime i kemi ndërmarrë për rastin e Astrit Deharit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është kundëpërgjigjur një deklarate të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit, shkruan Gazeta Blic.Në një shkrim në Facebook, Haxhiu e ka quajtur shpifës Tahirin, duke thënë se ajo si ministre ka ndërmarrë disa hapa për zbardhjen e këtij rasti.Haxhiu thotë se këtë cështje e ka ngritur edhe në vizitën zyrtare të saj me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi dhe se është njoftuar se përfaqësuesit e Institutit zvicerian do të vijnë gjatë muajit qershor në Kosovë, për të ndihmuar në zbardhjen e këtij rasti.

Arsyeja ose ata nuk kanë mundur të vijnë më herët është për shkak të pandemisë së koronavirusit.Në fund Haxhiu, thotë se çka duhet tani është ta leni Prokurorinë Speciale të bëj punën siç duhet, pa asnjë ndërhyrje!
Shkrimi i plotë nga Albulena Haxhiu:

Abelard Tahiri është një shpifës. I njëjti po deklaron që Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në raport me ekspertizën e mëtejme për rastin Dehari.Në vizitën time zyrtare me Kryeprokurorin e Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, kam ngritur këtë çështje dhe kam kërkuar që Instituti Zviceran të vijë në Kosovë për t’i ndihmuar institucioneve për zbardhjen e të vërtetës.
Nga Kryeprokurori jam njoftuar që përfaqësuesit e Institutit do të vijnë në qershor, për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të vijnë më heret, ndonëse kishin planifikuar.Po ashtu i kam shprehur gatishmërinë e Qeverisë për mbështetjen financiare dhe më është thënë që aktualisht nuk kanë një nevojë sepse buxheti i ndarë më heret ende nuk është shpenzuar.Krejt çka duhet tani është ta leni Prokurorinë Speciale të bëj punën siç duhet, pa asnjë ndërhyrje!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0