Haxhi Avdyli: Nuk e bëj publike votën time deri nesër!

HomeAktualitet

Haxhi Avdyli: Nuk e bëj publike votën time deri nesër!

Haxhi Avdyli: Nuk e bëj publike votën time deri nesër!
9 minuta më parë
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka vendosur që para seancës për votimin e Qeverisë Hoti të mos e bëjë publike votën e tij.
Për Avdylin që nuk e votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti është raportuar se nuk do të jep votën e tij për një qeveri ku në koalicion është edhe partia e tij, megjithatë ai asnjëherë nuk e ka thënë vetë.Në një përgjigje për klankosova.tv Avdyli tha se nuk do të jetë pjesë e diskutimeve të tilla, prandaj edhe votën e ka lënë të bëhet publike nesër (e mërkurë).

“Kam vendosur që votën ta bëj publike vetëm në seancë të Kuvendit”, ka thënë Avdyli.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0