Hashim Thaçi: Është momenti që njohja reciproke të hidhet në tavolinë

HomePolitike

Hashim Thaçi: Është momenti që njohja reciproke të hidhet në tavolinë

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë, pas një vizite që kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thaçi në një konferencë për media sot ka thënë se pas takimit me të ngarkuarin e BE-së, Miroslav Lajçak ka pasur një bisedë miqësore ku është diskutuar për gjetjen e mundësisë për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë
Tutje, presidenti tha se temën e njejtë ka zhvilluar edhe në takimet që pati ditët e fundit jasht vendit, shkruan IndeksOnline.
“Para pak çastesh si Presient përfundova një takim me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z.Lajçak.
Mund të konkuldoj se bashkëbisedimi ynë ka qenë një takim korrekt, kontruktiv një bisedë e hapur dhe miqësore në drejtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptotne njohjen reciproke dhe me mundësi që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.
Kosova ka përmbushur në përgjithësi të gjitha kriteret që të kemi liberalizim të vizave por kjo gjë është vonuar shumë.
Ka ardhur momenti që BE, në mbështetje të z.Lajçak të diskutohet për çështjen e njohjes reciproke më Serbinë.
Vetëm njohja reciproke me standardet brenda kornizave të marrëveshjes mund të jetë mundësi e mirë e që garanton edhe stabilitetin në rajon.
Edhe në Uashintong që kamë zhilluar takimet joformale dhe në Paris pardje shoh një koordinim më të mirë edhte te BE dhe SHBA ku është një mesazh i mirë dhe i qartë që të jemi sa më unifikues dhe të bashkuar për procesin e dialogut me Serbinë që të mundësohet marrëveshja finale me njohje reciproke”, tha ai./IndeksOnline/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0