Haradinaj: Zvicra është shtëpia e dytë për mijëra shqiptarë

HomePolitike

Haradinaj: Zvicra është shtëpia e dytë për mijëra shqiptarë

Zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre.

1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot.

Për këtë ka shkruar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Zvicra është një storie suksesi.

“Mbi shtatë shekuj shtet, Zvicra është një storie suksesi. Me dekada ishte strehë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Të përndjekur nga okupimi, ata gjetën aty lirinë e shprehjes dhe veprimit, në dobi të organizimeve të shumta që edhe ne të jemi të barabartë me popujt e tjerë evropian”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, ky shtet është shtëpia e dytë për mijëra shqiptarë.

“Sot, Zvicra është shtëpi e dytë e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët me angazhimin e tyre, janë pjesë e pandashme e sukseseve dhe përparimit të saj, qoftë në rrafshin politik, ekonomik, kulturor dhe sportiv. Padyshim, Zvicra ishte dhe mbeti përkrahëse e jashtëzakonshme, në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, aleate e jona e veçantë dhe historike”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka uruar përzemërsisht institucionet dhe popullin zviceran për siç ka thënë në ditën më të rëndësishme për ta.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0