Haradinaj: Vota për qeverinë e re, votë për Kosovën

HomeAktualitet

Haradinaj: Vota për qeverinë e re, votë për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria e cila do të votohet sot nga Parlamenti i Kosovës, është jetike për vendin.Haradinaj shtoi se ekonomia është arsyeja më e fortë pse tani vendit i duhet një qeveri me legjitimet të plotë.“Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin. Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie”.

Kreu i AAK-së theksoi se vota për qeverinë e re është votë për Kosovën.“Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet! Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0