Haradinaj: Pako e qeverisë e pamjaftueshme, të hapet ekonomia

HomePolitike

Haradinaj: Pako e qeverisë e pamjaftueshme, të hapet ekonomia

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj, ka thënë se se gastronomia, si një nga sektorët që po i bartë pasojat më të rënda të izolimit, duhet të gëzojë mbështetje urgjente financiare për rimëkëmbje pas pandemisë Covid-19.

Haradinaj ka shtuar se pako emergjente fiskale e qeverisë është e vonuar dhe nuk i plotëson parametrat për rimëkëmbje ekonomike.

Lexojeni shkrimin e tij të plotë:

Gastronomia, një nga sektorët që po i bartë pasojat më të rënda të izolimit, duhet të gëzojë mbështetje urgjente financiare për rimëkëmbje. Vizitova sot gjellëtorën “Te Nazi”, biznes familjar, që ka rreth 100 të punësuar. Me pronarin Fahri Rexhepi bashkëbiseduam rreth pakos emergjente fiskale nga Qeveria në detyrë, e ci.la u pajtuam se është e vonuar dhe nuk i plotëson assesi parametrat për rimëkëmbje ekonomike, duke rrezikuar shuarjen e shumë bizneseve.

Ndihma e njëhershme prej 170 eurosh për një të punësuar, është e pamjaftueshme. Nëse shteti nuk i ndihmon bizneset e vogla e të mesme të rikuperohen, rënia ekonomike mund të jetë fatale, ndërsa papunësia në vend do të dyfishohet. Shumica e veprimeve kane qenë panikë, e jo analizë e kujdesshme dhe shumë prej këtyre masave kane shkaktuar pasoja të panevojshme ekonomike. Prandaj kërkohet heqja e menjëhershme e masave panikuese dhe hapja e ekonomisë. Çdo ditë e humbur është e pakompensueshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0