Haradinaj ngushëllon familjet e dy minatorëve që humbën jetën në Minierën e Artanës

HomePolitike

Haradinaj ngushëllon familjet e dy minatorëve që humbën jetën në Minierën e Artanës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar me keqardhje për humbjen e dy jetëve të minatorëve në Artanë.

Incidenti ndodhi pas rrëshqitjes së dheut në minierën e Artanës.Haradinaj ka kërkuar nga institucionet që të marrin masa për sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë.

“I tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së dy minatorëve në Artanë, si shkak i shembjes së dheut në minierë. Iu bëj thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa në sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë”, ka shkruar ai.Ai ka shprehur ngushëllimë për familjet e minatorëve, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.“Ngushëllime familjes së minatorit dhe të inxhinierit, që humbën jetën tragjikisht. Ndërsa, të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0