Haradinaj i bindur se gjatë presidencës gjermane do hiqen vizat për Kosovën

HomeAktualitet

Haradinaj i bindur se gjatë presidencës gjermane do hiqen vizat për Kosovën

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar lajm të mirë kryesimin e presdiencës së Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm nga Gjermania.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se kancelarja gjermane Angela Merkel më shumë se askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës.

“Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj./GazetaLajmi/

Që sot, Gjermania kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Shteti gjerman me konsistencë…

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, July 1, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0