Haradinaj flet për protestat e Lëvizjes Vetëvendosje: Pushteti proteston, ky është absurdi më i madh

HomePolitike

Haradinaj flet për protestat e Lëvizjes Vetëvendosje: Pushteti proteston, ky është absurdi më i madh

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’ia imponojë vendit zgjidhjet politike përmes protestave.Ai në emisionin Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se protestat e paralajmëruara për nesër janë të palogjikshme.
Sipas tij, ‘Qeveria Kurti është regjim dhe se po bën thirrje për protesta edhe pse është në pushtet’.

“Protesta e organizuar nga partia në pushtet kundër Kushtetueses është absurde. Pushteti proteston! Është absurdi më i madh që po ndodh. Shihet se ka mungesë të çdo integriteti. Duke qenë në institucione, tani dalim në rrugë. Qeveria është e shkarkuar, por deri në një vendim tjetër Kurti është në detyrë. Vetëvendosje po e shpjegon situatën siç i konvenon dhe po bën eksperimente edhe me veten”, është shprehur Haradinaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0