Haradinaj dhe Selimi nxjerrin disa shifra për organizatën e Rron Gjinovcit

HomeAktualitet

Haradinaj dhe Selimi nxjerrin disa shifra për organizatën e Rron Gjinovcit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, i kanë publikuar disa shifra të organizatës së Rron Gjinovcit, ORCA.

“E di që me status i ke marr 50% të fondeve nga ministria e arsimit. Më 2017. Kanë raportuar mediet që i keni marrë nga ministria. A keni marrë fonde si ORCA. 46 mijë euro, 38 mijë euro. Ti kontribuon për kualitetin e ministrisë”, ka thënë Selimi në emisionin Pressing në T7.

Ndërkohë Haradinaj ka publikuar edhe një listë me emrat e donatorëve.

“Të përgëzoj që ke arritur të përfitosh këto fonde. Nuk doja të publikoja me emra. Por këto janë. Nëse mund të afrohet kamera. Këtu i keni të gjitha fondet që i ka fituar Gjinovci”, tha ai.

Ndërkohë Gjinovci tha se këto fonde janë të publikuara dhe se mund të gjenden nga çdokush në faqen e KFOS’it. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0