Halitaj për Albin Kurtin: I njejtë sikur Haradinaj, Mustafa e Thaçi, abuzues i parasë publike

HomeAktualitet

Halitaj për Albin Kurtin: I njejtë sikur Haradinaj, Mustafa e Thaçi, abuzues i parasë publike

Njohësi i çështjeve politike, Agron Halitaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për emërimin nga dy ministra për ministri, shkruan Gazeta Blic.Në një reagim të tij, Halitaj thotë se kush e di, ditëve në vijim, mund t’i emëroj edhe nga tre e katër.

Sipas Agron Halitajt, kjo e bën Kurtin të njejtë me Ramush Haradinajn, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin: abuzues të parasë publike.
Reagimi i plotë i Agron Halitajt:Albin Kurti paska nisur t’i emeroj nga dy zevendesministra ne nje ministri. Kush e di, diteve ne vijim mund t’i emeroj edhe nga tre a kater. Kjo e ben ate te njejte me Ramush Haradinajn, Isa Mustafen e Hashim Thaçin. Thjesht, kjo e ben ate abuzues te parase publike. Me keto emerime, ai deshmon se nuk e ka fare parasysh krizen ekonomike te shkaktuar nga pandemia dhe buxhetin e varfer te shtetit. Nese pararendesit e tij jane kritikuar me te drejte kur kane emeruar zevendesministra per pune pazaresh mes partneresh te koalicionit, Kurti duhet kritikuar se po e ben kete vetem per rehatim te militanteve te partise se tij. Asnje arsye tjeter nuk e ka. Ai e di se mjafton nje zevendesminister ne ministri. Sa eshte ende ne fillim te qeverisjes, Kurti nuk eshte keq ta rikujtoj se dikur thoshte se “politikanëve duhet t’ua ruajmë mendjet e jo trupin”. E pra, ruaje mendjen kryeminister!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0