Haki Abazi thotë se do të shpërbehet Bosnja, për shkak të Hashim Thaçit

HomeAktualitet

Haki Abazi thotë se do të shpërbehet Bosnja, për shkak të Hashim Thaçit

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi ka deklaruar se Presidenti Hashim Thaçi ka shpenzuar miliona për ta bërë ndarjen e vendit realitet.Abazi thotë se Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij si shërbëtor i Serbisë.Tutje Abazi thotë se me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnie Herzegovinës dhe izolimi i shqiptarëve.

“Me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnie Herzegovinës dhe izolimin e shqiptarëve” shkruan Abazi në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:Rreziku për vendin po rritet nga Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet.

Dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellur izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet.Dialogu pa strategji e me qeveri ilegale, në Washington DC, ja mundëson Vucicit dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët me SHBA. Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë.Me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnie Herzegovinës dhe izolimin e shqiptarëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0