Haki Abazi akuzon Thaçin se ka negociuar e bërë pazare me sikletin e aktakuzës së Hagës

HomeAktualitet

Haki Abazi akuzon Thaçin se ka negociuar e bërë pazare me sikletin e aktakuzës së Hagës

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar sot presidentin e vendit, Hashim Thaçin që sipas tij ka bërë pazare me fatin e shqiptarëve, raporton Gazeta Lajmi.

Abazi në Facebook ka shkruar se për këtë arsye është rrëzuar edhe Qeveria në krye me Albin Kurtin.

“Me ne nuk ka pazare me fatin e Shqiptarëve e as trojeve ku jetojnë, ky është shekulli i shqiptarëve dhe jo politikanëve të korruptuar e as oligarkisë të lidhur me politkanët. Krimet e Serbisë nuk mund të falen jo pas 20 viteve por as pas 100 viteve”, ka thënë ai, derisa ka kërkuar zgjedhje të reja.

Tani besoj është e qartë se me çfarë sikleti kanë qenë dhe për çfarë arësye e kanë rrëzuar qeverinë Kurti. Me LVV nuk ka…

Posted by Haki Abazi on Monday, June 29, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0