Haaland flet për të ardhmen, ka një mesazh për Realin

HomeSport

Haaland flet për të ardhmen, ka një mesazh për Realin

Erling Haaland ka qenë prej kohësh një nga protagonistët e merkatos së transferimeve.

Për sulmuesin norvegjez janë shumë klube të interesuara, përfshirë Real Madridin.

Megjithatë, bomberi skandinav nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra e tij aktuale.

“Unë nuk mendoj shumë për të ardhmen, jetoj në të tashmen dhe vendos se cila është më e mira për karrierën time në çdo moment specifik. Kjo është arsyeja pse u bashkova me Dortmundin në dimër, me bindje të plotë. Është një nga ekipet më të mira në botë, kam nënshkruar një kontratë të gjatë dhe praktikisht sapo kam mbërritur. Prandaj, tani nuk mendoj fare që të largohem”, është shprehur ai.

Haaland ka një klauzole prej 75 milionë euro për shkëputjen e kontratës së tij me Dortmundin, e cila mund të ushtrohet nga 1 janari 2021./

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0