Grubi: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do ta kenë kryeministrin, Ministrinë e Jashtme dhe atë të Financave

HomePolitike

Grubi: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do ta kenë kryeministrin, Ministrinë e Jashtme dhe atë të Financave

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Artan Grubi, ka folur për marrëveshjen e arritur për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut.

Grubi në Edicionin Special në Klan Kosova tha se nëpërmjet kësaj marrëveshje u kapitalizua vullneti politik i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Kryenegociatori dhe më meritori për arritjen e kësaj marrëveshje është Ali Ahmeti i cili i priu shqiptarëve dhe ngadhënjeu në zgjedhjet e 15 korrikut me 33 deputetë Rezultat që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Dhe nëpërmjet këtij rezultati arritëm që ta kapitalizojmë vullnetin politik të shqiptarëve me arritjen e marrëveshje më progresive më të avancuar që kemi pasur ndonjëherë më parë që nga shpallja e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut”.

Grubi shtoi se shqiptarët do ta kenë për hërë të parë kryeministrin politik me të gjitha pengesat.

“Kjo është një marrëveshje gjigande. Në mandatin e kaluar ne arritëm ta marrim kryetarin e Parlamentit që nuk e kishim asnjëherë. Më herët kishim menaxhuar me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Supreme, me Federatën e Futbollit dhe me shumë institucione si: Avokatin e Popullit, Avokatin e Shtetit, por ama nuk e kishim arritur kryeministrin”.

“Në këto zgjedhje ne dolëm me premtimin për kryeministrin. Shumë e quajtën si ëndërr cila asnjëherë nuk do të realizohet. Por ne i besuam dhe i qëndruam stoik dhe ja do ta kemi kryeministrin e parë politik me të gjitha kompetencat dhe jo vetëm teknik, i pari në historinë e këtij vendi”.

Sekretari i BDI-së njoftoi se në marrëveshjen për bashkëqeverisje mes BDI-së dhe LSDM-së, janë ndarë të gjitha resorët.

Ai zbuloi në Klan Kosova se për herë të parë shqiptarët përveç kryeministrit do të drejtojnë për herë të parë Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Financave.

“Marrëveshja është e kompletuar me të gjitha ndarjet, ministritë, drejtoritë etj.Shqiptarët do ta drejtojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme, do ta kemi edhe zëvendëskryeministrin e parë. Po ashtu për herë të parë do ta kemi edhe Ministrinë e Financave. Kemi marrë gjashtë ministri që i bie se është 40 ose mbi 40 për qind e resorëve të qeverisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0