Gruaja pa maskë e pështyn arkëtarin: Bërtet “jeni të v dekur” dhe i shan punëtorët

HomeAktualitet

Gruaja pa maskë e pështyn arkëtarin: Bërtet “jeni të v dekur” dhe i shan punëtorët

Një incident ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:40 në një dyqan në Clapham Common në Angli, pasi një gruaje iu refuzua kartela bankare kur deshi të paguante në arkë.

Gruaja e zemëruar pyeti: “Kam para në llogarinë time, do të më refuzosh?!” Ajo e pështyu punëtorin, dhe vazhdoi duke shkelmuar pemët e krishtlindjeve në dalje të lokalit, e duke bërtitur: “Pemët leshit, krishtilindjet e leshit”.

Në sfond dëgjohet një roje sigurie duke thirrur policinë, ndërsa një punëtore e moshuar i afrohet gruas për ta nxjerrë atë nga dyqani. Një burrë që qëndronte jashtë dyqanit hyn për ta ndihmuar dhe arrin ta tërheqë gruan jashtë.

Punonjësja grua e dyqanit vjen për të mbledhur përsëri pemët e Krishtlindjeve dhe thotë: “Sa këndshëm… populli madhështor Britanik’.

Arkëtari tha se gruaja veçse po e shante keq, para se ai t’i kërkonte të largohej. Për më tepër, ajo nuk kishte vënë maskë, gjë që është kundër ligjit në dyqane, dhe mund të çojë në gjobë prej 300£.

Kjo nuk është hera e parë që konsumatorët në dyqane refuzojnë të mbajnë maska.

Kjo video nga 13 tetori tregon një grua duke debatuar me një polic dhe duke pyetur: “A është kjo vërtetë kjo që po zihet? Po i detyroni njerëzit të mbajnë maska?!”

Rastet e problemeve të tilla janë bërë shumë të shpesha nëpër botë. / Gazeta Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0