Gruaja e ish-presidentit Thaçi do t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë

HomeAktualitet

Gruaja e ish-presidentit Thaçi do t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë





955 zyrtarë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.Në mesin e tyre është edhe Lumnije Thaçi, gruaja e ish presidentit Hashim Thaçi, kështu bëri të ditur i pari i AKK-së, Shaip Havolli.

“Nga 4 mijë e 766 zyrtarë, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë”, ka thënë i pari i AKK-së, Shaip Havolli.

Ai tregoi edhe për zyrtarët tjerë që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

“Disa nga zyrtarët qe do të kontrollohen janë: Albulena Haxhiu, Mefail Bajqinovci, Ardian Gjini, Mimoza Kusari- Lila, Blerta Deliu, Fjolla Ujkani, Albin Kurti”, shtoi ai.





COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0