Kalova në botën tjetër, fola me babanë që më ka v dekur;Grimerja shqiptare rrëfen përvojën me Covid-19:

HomeAktualitet

Kalova në botën tjetër, fola me babanë që më ka v dekur;Grimerja shqiptare rrëfen përvojën me Covid-19:

Makeup artistja Merita Merja ndau me publikun eksperiencën e vështirë pas infektimit me Covid-19.

Grimierja e njohur tregoi se u infektua pas festës me shumë të ftuar për ditëlindje dhe gjendja e saj u përkeqësua me kalimin e ditëve.

“Ti je në gradë të fundit, s’ke oksigjen në trup”, ishin këto fjalët që i thanë doktorët dhe menjëherë pas shtrimit në spital nuk i dhanë as shpresë për jetën.

“Doktori u dorëzua, më tha që s’ kishte çfarë të më bënte. Nuk më vinte dot serum. Unë i pija ilaçet dhe i nxirrja të gjitha”, tregoi Merja në “Ftesë në 5”.

Megjithatë ajo nuk ngurroi të ndante edhe një detaj tronditës gjatë përballjes me virusin.

“Babi më ka v dekur para 7 vitesh. Kishte qenë një moment që unë po flisja me babin tim. Po flisja me babin tim, po qeshja. Me ka ardhur motra më ka thënë ca “po bën”. I thashë asgjë, po flija gjumë. Realisht unë isha në botën tjetër, në atë moment isha në botën tjetër”, rrëfeu ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0