Grenelli një përgjigje epike diplomatit gjerman: Pse BE nuk ua heq vizat kosovareve?

HomeAktualitet

Grenelli një përgjigje epike diplomatit gjerman: Pse BE nuk ua heq vizat kosovareve?

Pas konfirmimit të Richard Grenell, i dërguari i posaçëm nga SHBA se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të filloj me 27 qershor, ka pasur reagime të shumta.

Një prej tyre që ka reaguar është edhe Wolfgang Ischinger i cili ka pasur një rol aktiv gjatë bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës.

Ischinger ka thënë se si dialogu po bëhet pa koordinim me BE-ne.

“Në rregull – por pse kjo do të parandalojë një qasje të përbashkët të grupit të kontaktit SHBA-BE? Mos harroni Bosnjën 95, kujtoni Kosovën 98/99, kujtoni Kosovën – Troika 2007! ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ ishte motoja jonë atëherë. Funksionoi mjaft mirë. Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka shkruar Ischinger.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Grenell, i cili i ka thënë Ischingerit pse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët dhe se populli i Kosovës dhe ai Serbë meritojnë më shumë.

“Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim që BE të ndërmarrë veprime për vizat – të cilat i kanë premtuar prej vitesh? Populli i Kosovës dhe Serbia meritojnë përparim”, i është kundërpërgjigjur Grenell.

Kujtojmë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti e kanë mirëpritur rinisjen e dialogut nën udhëheqjen e SHBA-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0