Grenell tërhiqet nga Gjermania, mbetet emisar për dialog

HomePolitike

Grenell tërhiqet nga Gjermania, mbetet emisar për dialog

I dërguari i posacëm për bisedimet e paqës Kosovë-Serbi, Richard Grennell, e konfirmoi sot largimin zyrtar nga Berlini që do të ndodh brenda pak javësh.

Nga zyra e tij sqaruan për Klan Kosova, se diplomati 53 vjeçar tani i përkushtohet bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Nga Instituti i Prishtinës për studime politike , thonë se Grenell për të nisur me tempon e re në dialog duhet të pres disa zhvillime, siç janë zgjedhjet parlamentare në Serbi më 21 Qershor.

Richard Grenell, u emërua i dërguar i posacëm presidencial për dialogun Kosovë-Serbi më 4 Tetor 2019.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1