Grenell i kundërpërgjigjet menjëherë ashpër Kurtit(FOTO)

HomeAktualitet

Grenell i kundërpërgjigjet menjëherë ashpër Kurtit(FOTO)

Grenell i kundërpërgjigjet menjëherë Kurtit: Ai është gjithmonë kundër Amerikës
Emisari special i presidentit Trump për Kosovën, ambasadori Richard Grenell i ka reaguar menjëherë kryetari të VV-së, Albin Kurti, i cili tha se nëse bëhet kryeministër nuk do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Një gjë është e sigurt, ju gjithmonë mund të llogarisni në Albin Kurtin që të jetë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte kundër ideve të Obamës dhe kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk ua paguan qeranë, vendet e punës po”, ka shkruar Grenell në Twitter, duke e ripostuar edhe postimin e Kurtit, transmeton Ballkani.info.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0