Grenell bashkëbisedon me shqiptaro-amerikanët: Dialogu duhet të fillojë në Shtëpinë e Bardhë

HomeAktualitet

Grenell bashkëbisedon me shqiptaro-amerikanët: Dialogu duhet të fillojë në Shtëpinë e Bardhë

Emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mbrëmë ka mbajtur një takim virtual bashkë me anëtarët e komunitetit amerikano-shqiptar përfshirë edhe Martin Vulaj, Elmi Berisha kryetari i Vatrës, Ana Cenaj e cila e përfaqësoi komunitetin amerikano-shqiptarë në Dallas dhe Teksas, si dhe Uk Lushi nga Batalioni Atlantiku.

Grenell i informoi pjesëmarrësit rreth takimit që kishte pasë gjatë ditës së djeshme me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin e informoi rreth anulimit të takimit që pritej të mbahej sot në Washington për rifillimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Trump e autorizoi Grenellin që t’i jap edhe një mundësi dialogut për të parë nëse ka shanse nëse mund të rifilloj procesi i dialogut në të kundërtën, ai mund të caktohet për detyra të tjera.

Grenell gjithashtu u shpreh se ekziston një urgjencë në nevojën që kosovarët të organizohen dhe të shprehin qëllimet e tyre të qarta për të ndjekur dialogun me një kërkesë zyrtare për ritakim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0